Një 21-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar pasditen e djeshme në Urën e Moerdijkut në Holandë.
Mediat holandeze raportojnë se policia e ka arrestuar shqiptarin pranë një pike karburanti. Në momentin e ndalimit nga policia shqiptari po drejtonte një makinë me targa franceze. Kur policia kontrolloi makinën e shqiptarit, brenda gjetën 3 armë zjarri.
Shqiptari u arrestua menjëherë nga policia por nuk ka pranuar të tregojë asgjë rreth armëve që kishte me vete apo pse kishte shkuar në Holandë pasi nuk jetonte atje.
Ai u arrestua dhe u dërgua në paraburgim për hetime të mëtejshme ndërkohë që makina dhe armët janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.