Pamje nga aksidenti i Anisa Kostanit/ Nënkomisarja ka marrë goditje në kokë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.01.2023, 19:46

Mbrëmjen e djeshme, Anisa Kostani, nënkomisarja e policisë së Elbasanit, u aksidentua bashkë me një mikun e saj pranë liqenit Artificial në Tiranë.

Mjeti që drejtohej nga miku i saj pa patentë humbi kontrollin dhe përfundoi në trafik ndarëse. Burime bëjnë me dije se Anisa Kostani ndodhet në gjendje jo të mirë, ndërsa shoferi, s'ka marrë lëndime

Së fundmi JOQ ka siguruar pamje disa minuta pas aksidentit. Siç shihet nga pamjet, brenda ndodhet nënkomisarja, e cila ka marrë goditje të madhe në kokë.

Ajo është marrë me ambulancë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Kostani ka nevojë për gjak, prandaj kushdo që dëshiron mund ta ndihmojë duke shkuar tek spitali i Traumës dhe të dhurojë gjak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit