A po gënjen Rama?/ Kryeministri e pranon: Po, e kam takuar disa herë zyrtarin e FBI-së

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 25.01.2023, 18:25

Edi Rama pranon së fundmi se e ka takuar jo njëherë por disa herë ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së. Sipas raportimit të CNN, thuhet se Charles McGonigal e ka këshilluar të ketë kujdes nga disa kontrata që pritej të lidhte qeveria shqiptare me kompani ruse për nxjerrjen e naftës. Këto këshilla dyshohet se kanë ndihmuar Ramën ndaj një qendrimi të mundshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Shqipërisë.

Ndonëse gazetarët insistuan të pyesin Ramën mbi temat që kanë folur me zyrtarin, kreu i qeverisë nuk ka nxjerr asnjë fjalë. Rama është munduar të jetë i rezervuar në përgjigjie duke anashkaluar pyetjen e duke përfunduar në një tjetër temë diskutimi.

" Unë dhe Republika e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës ndërkohë që çështja kryesore është krejt tjetër lidhur me akuzën që i është ngritur zyrtarit të FBI. Ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë. Zero.

Zyrtarin e lartë të FBI po e takova disa herë. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e zhurmës për zhurmë aq më tepër kur jemi para një fakti të ri dhe tronditës për 21 janarin dhe kërkesës për të hapur hetimin në SPAK. Kush do të kuptojë e kupton" – tha Rama.

Por a po gënjen kryeministri ? Dosja e ameikanëve nxjerr zbuluar emrat e ish-zyrtarëve të Shërbimit Informativ që dyshohet se kanë paguar rryshfet te ish-zyrtari i FBI-së për të luajtur rolin e spiunit. Pyetja tjetër që lind është se përse kryeministri Rama duhet të takohet disa herë me zyrtarët e FBI-së që janë me misione në Shqipëri? Këta zyrtarë kanë detyrim të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë së vendit dhe jo me kreun e qeverisë. Pritet të shohim se sa i aftë do të jetë SPAK të zbulojë një korrupsion të thellë të mundshëm shtetëror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit