“Më kërcënonin familjen”/ Shqiptari që u kap në ‘shtëpinë e barit’ dënohet me burg. Ja çbëri kur i shkoi policia në derë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.01.2023, 17:54

Një shqiptar, që u gjet në një shtëpi bari me pesë dhoma të veçanta të përdorura për rritjen e kanabisit, pretendoi se ai punonte atje vetëm për shkak të kërcënimeve që u bëhen familjes së tij nga trafikantët.

Adrian Voci, 25 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Liverpoolit, pasi kaloi shtatë muaj në paraburgim dhe u dënua me 51 javë burg.

Mbrëmjen e 15 gushtit 2022, policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në Park Road South, Newton-Le-Willows, ku pas mbërritjes ata mundën të shihnin sistemet e ventilimit nga dritarja dhe ndjenin erën e kanabisit.

Voci, mund të shihej lart duke përdorur një pishtar dhe pasi policia trokiti, ai erdhi te dera para se të kuptonte se kush ishte dhe nisi të vraponte në katet më lartë. Atij i thanë të hapte derën, por nuk pranoi.

Francis Wilmot, procedues, tha: “Policia e detyroi të hapte derën për të hyrë në shtëpi dhe ky i pandehur u ngjit në papafingo dhe u duk se filloi të dëmtonte pllakat e çatisë për t’u arratisur në çati. Ai qëndroi në papafingo për rreth një orë e gjysmë para se të arrestohej.

Kur u kontrollua adresa, u gjet rritje e sofistikuar e kanabisit. Kishte pesë dhoma të veçanta rritjeje në këtë shtëpi.”

U sekuestruan 175 bimë, të cilat nëse do të rriteshin plotësisht, bimët do të kishin prodhuar midis 5-15 kilogramë kanabis dhe do të vlenin midis 50-200 mijë paund në tregun britanik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit