Një sulm me thikë në një tren ka tronditur Gjermaninë pasditen e sotme pasi dy persona kanë vdekur.
DerSpiegel raporton se në një tren midis Kielit dhe Hamburgut, një burrë plagosi për vdekje të paktën dy pasagjerë. Ministrja e brendshme Sabine Sütterlin-Waack ka konfirumuar ngjarjen e rëndë dhe ka njoftuar arrestimin e autorit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:55 në trenin rajonal që po udhëtonte nga Kieli drejt stacionit kryesor të Hamburgut. Sipas policisë, një burrë rreth 20 deri në 30 vjeç ka goditur me armë thikë pasagjerët. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se ka dy të vdekur, tre të plagosur rëndë dhe katër të plagosur lehtë. I plagosur ka mbetur edhe autori i cili është arrestuar.
Sipas policisë, treni është ndalur dhe hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të autorit.