Një ekzekutim 10 mijë euro dhe një tritol 4 mijë euro, lihet në burg vrasësi shqiptar me pagesë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 25.01.2023, 17:09

Një vrasës me pagesë ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi dyshohet se ishte përgatitur për disa atentate. Driton Sylejmani, nga shtatori i vitit 2022 në vazhdimësi deri në ditën e arrestimin e tij, ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për kryerjen e veprave penale në këmbim të parave.

Së bashku me Xhevdet Mehanaj, ata kishin marr porosi nga Hysni Hoxha për të ekzekutuar shtetasin quajtur Veton Dragusha nga Fushë Kosova. Për vrasjen, porositësi u kishte premtuar shumën prej 10 mijë eurove.

Driton Sylejmani po ashtu dyshohet se ka marrë porosi edhe për hedhjen e një tritoli ndaj një biznesi, në këmbim të shumës prej 4 mijë eurosh. Këto janë dy nga rastet kur vrasësi me pagesë ka pranuar të rrëfejë përpara drejtësisë, teksa dyshohet se ka pasur edhe të tjera raste.

Policia e Kosovës gjeti në banesën e tij një sopatë të vogël, shkop bejzbolli , revole me kalibër 7.62 mm, pesë plumba dhe një karikator i pistoletës me një palë dylbi. Ndërsa të dyshuarit Hysni Hoxha i janë konfiskuar 3 pistoleta,4 karikatorë, fishek, si dhe një pushkë ajrore me dy dylbi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit