Policia e Shkodrës si punonjësit e komunales, heqin 38 kamera sigurie por nuk dihet kush i vuri

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 25.01.2023, 16:46

Policia e Shkodrës ka hequr 38 kamera të tjera sigurie në qytet. Pajisjet ishin vendosur në 3 lagjet kryesore të qytetit dhe dyshohet se shërbenin për monitorimin e strukturave policore. Grupet kriminale këtë herë kishin pozicionuar kamerat në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, ku nëpërmjet telefonave vëzhgonin territorin.

Edhe këtë herë Policia nuk ka emra të personave që kanë blinduar qytetin me kamera. Në njoftimin zyrtar bëhet bilanci vetëm i kamerave të sekuestruara por jo arrestimi i grupeve kriminale që po sfidojnë shtetin. Më herët u hoqësn 21 kamera të instaluara nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit