Itali/ Kapet trafikanti shqiptar me klientelë prej 20 vitesh, zbulohet identiteti i tij  

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.01.2023, 16:31

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e shpërndarjes së drogës. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 45-vjeçar, Ardjan Xhixhabesi, i njohur me pseudonimin Leo, duket se kishte shumë vite që bënte trafik droge, pasi kishte klientë prej 20 vitesh.

Hetimi

Shqiptari merrte rreth 600 telefonata dhe mesazhe në dy muaj e gjysmë për të blerë kokainë.

Hetimet nisen duke marrë indicie nga disa kontrolle të bëra pas transfertave te klientët. Transfertat më pas çuan në rindërtimin e një rrjeti kontaktesh, të cilët blinin kokainë dhe marihuanë, në disa raste që nga viti 1999, pra mbi 20 vjet.

Marrëdhëniet ishin aq të konsoliduara sa Xhixhabesi kishte ruajtur emrat e tyre në telefonin e tij.

Sa para fitonte?

Nga hetimet rezultoi se kishte persona që blinin kokainë edhe dy herë në javë, me çmimin 40 euro për gjysmë gram. Klienti më besnik tha se kishte blerë marijuanë nga Xhixhabesi që nga viti 1999, duke paguar 50 euro të paktën dy herë në muaj dhe në total ai kishte shpenzuar përgjatë këtyre 23 viteve rreth 15 mijë euro.

Ndërsa klientet femra të Xhixhabesit blinin kokainë. “Vighi” kishte shpenzuar rreth 1500 euro, ndërsa nga një tjetër që e quajti “Arancino”, ai fitoi 9500 euro në tre muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit