Një sherr me thikë ka ndodhur në Ceppo në Itali. Një 18-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë nga një 25 vjeçar. Konkretisht ngjarja raportohet se ka ndodhur në tetor por sot është bërë i mundur arrestimi i autorit 25- vjeçar në Spanjë pasi akuzohet se ka sulmuar shqiptarin duke e goditur disa herë me thikë në trup.
Për fat të mirë pas ndërhyrjes së mjekëve, shqiptari i shpëtoi vdekjes. 25- vjeçari rezulton me precedentë për disa vepra penale, teksa nga tetori deri sot fshihej në një qytet të vogël në Spanjë, rreth 70 km nga Barcelona.