Shkak dyshohet se u bë një vajzë/ Arrestohet shqiptari që i nguli thikën bashkëatdhetarit (NGJARJA)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.01.2023, 16:20

Një 25-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua në Spanjë me akuzën se ka tentuar të vrasë një 18-vjeçar po shqiptar, më 9 tetor 2022 në Carmignano.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, menjëherë pas ngjarjes ishte strehuar në shtëpinë e miqve që ndodhej në El Vendrell, një vend afër Barcelonës.

Ngjarja

Goditja me thikë që rrezikoi t'i kushtonte jetën 18-vjeçarit ndodhi pasditen e vonë të 9 tetorit në kopshtin e via Bicchi, pranë qendrës së Carmignano. 18-vjeçari ka arritur të tërhiqet zvarrë në një shtëpi aty pranë dhe ka kërkuar ndihmë. Më pas ai është operuar dhe është shpallur jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i sulmit nuk dihet ende, por dyshohet se përplasja mes tyre ka ndodhur për shkak të një vajze. Dyshohet se shkak është bërë 19-vjeçarja që kishte një lidhje romantike me viktimën e sulmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit