Një shkëndijë elektrike ka djegur shtëpinë e të moshuarve në Lushnje, ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate ku fillimisht është vënë re nga i zoti i shtëpisë Elmas Korraqe në ambientin e kuzhinës. Më pas flakët janë përhapur në ambientet e tjera të shtëpisë duke rrezikuar kështu dhe jetën e bashkëshortes e cila ka tentuar të shuajë flakët. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanë të njësisë Fiershegan në Bashkinë Lushnje.
Ndërkohë kryefamiljari ka treguar momentin kur banesa e tyre u përfshi nga flakët.
"Në 2 pa 10 dëgjova një zhurmë, isha në gjumë, mendova se ishte frigoriferi kur stakohet. Kur hap derën kishte shumë tym, kur u fut gruaja brenda del flaka, po përpiqesha ta gjeja, nga drita arrita ta gjeja. Nuk ka shpëtuar asgjë. Instalimet kanë qenë të vjetra."-u shpreh kryefamiljari.