Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Një shtetas me iniciale Q.M 51- vjeç i ka dhënë fund jetë duke u vetëvarur në banesën e tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat e saj.
Njoftim i i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:10, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në banesën e tij, shtetasi Q. M., 51 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.