I kërkuan kasetën e Prendit, xhaxhai i Aleks Nikës: Prokuroria s’ka këllqe për të hetuar, nuk ia jap audion

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2023, 13:31

Përfaqësues të Prokurorisë së Tiranës kanë shkuar ditën e sotme në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë dhe kanë kërkuar audio-përgjimin, ku dëgjohet të flasë ish-komandanti i Gardës së Republikës më 21 janar 2011, Ndrea Prendi, përpara se Nika dhe tre persona të tjerë të vriteshin.

Xhaxhai i të ndjerit, Martin Nika deklaroi se çështja vijon të mbahet në sirtar, teksa ka refuzuar të dorëzojë kasetën, të cilën shprehet se do t’ia japë vetëm SPAKU-t, që mesa duket i beson më shumë se Prokurorisë së Tiranës, megjithëse deri më tani ky organ akuze nuk ka publikuar asnjë hetim në lidhje me këtë çështje, pra ka “dredhur zinxhirin”.

“S’ka vullnet që çështja të hetohet. Është mbajtur në sirtar. Oficerët kërkuan kasetën e regjistrimit. Kasetën do ta japim vetëm në SPAK, aty besojmë. Sot në shtëpinë e Aleksit erdhën hetues të prokurorisë gjyqësore për të marrë informacione për faktin se çfarë provash kemi siguruar ne.

Çështja ka qenë ‘e varrosur’ në Prokurorinë e Tiranës. Ata nuk kanë pasur vullnetin që çështja të hetohet. Kjo ndoshta jo nga paaftësia, por nga ndikimet politike, pasi ka influencime nga Berishizmi. Oficerët e Policisë Gjyqësore kërkuan që të njiheshin me kasetën, audio-regjistrimin.

Kjo është pronë e jona, por kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK. Kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK, se vetëm aty kemi besim. Është i paanshëm. Kjo do të çonte drejt zbardhjes së çështjes. Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe që të merret me këtë çështje”, tha Martin Nika.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit