Një video skandaloze e mjekësisë shqiptare është bërë virale ditën e djeshme në rrjet. Bëhet fjalë për një grup mjekësh në Ambulancën Orize në Gjakovë të cilët janë kapur nga pacientët që prisnin në radhë duke parë reality show-n Big Brother Vip.
Mjekët ishin mbledhur të gjithë në një dhomë dhe gjatë orarit të punës duket se kishin të tjera prioritete. Pacientët prisnin në radhë për shërbimin mjekësor i cili kaloi në plan të dytë.
‘’Jam njeri me social, më ndihmon shteti, Komuna e Gjakovës, edhe është tu më dhimt dhembi, hala bile nuk e kom ndreq. Nuk pata pare me shku privat, shkova në ambulancën e shtetit, edhe ata aty nuk ma ndreqën dhembin se ishin kon tu pa filma, ‘Big Brother’ a sedi çka, edhe vendosa me ju bo video. Krejt kjo ka ndodhë sot ka ora 19:00’’, tha pacienti.