Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Lushnje. Ai akuzohet se ka kërcënuar me thikë dhe ka qëlluar me grushte një shtetas, për ti marrë një shumë parash. I arrestuari akuzohet për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.