Policia britanike ka arrestuar një shqiptar në një shtëpi bari në Angli. I prangosuri një ish futbollist shqiptar është arrestuar nga policia britanike pasi është gjetur duke i kujdesur për lëndë narkotike në një banesë në Swansea. Bëhet fjalë për shtetasin Elsion Koka, 26 vjeçari shqiptar, i cili sipas mediave në Britaninë e Madhe ishte futur ilegalisht në Angli.
Kur policia britanike u fut në shtëpinë e përshtatur në një plantacion kanabisi ata zbuluan se e gjithë prona ishte dedikuar për prodhimin e drogës me bimët për të cilat kujdesej shtetasi shqiptar Koka. Policia njoftoi se ishin 289 rrënjë duke u kultivuar, këto në nivele të ndryshme pjekurie. Rendimenti i mundshëm i bimëve narkotike ishte gati 25 kilogramë, me një vlerë në rrugët e Britanisë afro 150 mijë euro. Elsion Koka nuk ka pranuar të flasë me policinë dhe prokurorinë.
Avokati Hywel Davies tha se i pandehuri ishte në Britani për të fituar disa të ardhura më shumë dhe se ishte një futbollist profesionist, teksa një pjesë të fitimeve i dërgonte në Shqipëri për familjarët.