Po kthehej nga puna në shtëpi, shqiptari rrëshqet dhe përfundon në kanal në Itali, gjendet i vdekur nga kalimtarët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.01.2023, 08:25

Një ngjarje tragjike është regjistruar në komunën San Dona, (Venecia) Itali. Një 53-vjeçar shqiptar mësohet se ka humbur jetën në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar. Bëhet e ditur se shqiptari tashmë i ndjerë para se të vdiste po kthehej në shtëpi pas përfundimit të punës.

Viktima dyshohet të ketë rrëshqitur dhe përfunduar në një kanal, me fytyrën përmbys në vijën e ujit që nuk i kalonte 20 centimetra, por ende nuk dihet me saktësi. I ndjeri është identifikuar si Gëzim Muho, i cili punonte si pjatalarës në një restorant të njohur me emrin Vecio Piave, në Caposille, në zonën e San Dona. Viktima u gjet nga një kalimtar i rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit