Temperatura të ulëta dhe reshje të pakta në pjesën e dytë të ditës, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.01.2023, 07:40

Sot vendi do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe i ftohtë, situatë cila do të jetë prezent, gjatë orëve të paradites dhe mesditës. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat jugore dhe juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 15°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit