Nëse shpallet fajtor për akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsion, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal do të vuajë dënimin me 55 vjet burg.
McConigal u largua nga FBI në shtator të 2018-ës dhe është hetuar nga Gjykata e Nju Jorkut dhe nga gjykata federale në Uashington DC.
Ai dyshohet se ka “fshehur” 225 mijë dollarë të marra nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare në New Jersey.
Mediat e huaja shkruajnë se ish-zyrtari ka mbajtur sekret edhe disa udhëtime dhe lëvizje në Ballkan ku ish-agjenti shqiptar kishte interesat e tij në botën e biznesit.
Që nga gushti 2017 dhe gjithashtu pas lirimit nga FBI, McConigal nuk u ka zbuluar eprorëve lidhjet e tij me agjentin shqiptar, i cili në dokumentet e prokurorisë përcaktohet si "Personi A".
Kujtojmë se McConigal u arrestua në aeroportin JFK në Nju Jork ndërsa kthehej nga një udhëtim në Sri Lanka. Përmes avokatit të tij ai u deklarua "i pafajshëm".
“Të shohim se mbi çfarë provash ka ndërmend të bazojë qeveria akuzën e saj”, theksoi avokati.