Një ngjarje është regjistruar sot në rrugën e Arbrit. Bëhet e ditur se makina me shofer shtetasin me iniciale J.A., 34-vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen D.M., 38-vjeç. Për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital.
"Tiranë/Informacion paraprak- Më datë 24.01.2023, në Rrugën e Arbrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.