“Punonte për Edi Ramën”/ Arrestohet ish-zyrtari i FBI: Mori 225 mijë dollarë nga një ish-agjent i Shërbimit Informativ

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 24.01.2023, 16:09

Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i FBI-së, ka rënë në pranga. Me një karrierë prej 22 vitesh, McGonigal akuzohet për shkelje të detyrës së ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të denoncuar korrupsionin, konkretisht në Shqipëri. Ish-zyrtari, sipas CNN, akuzohet se ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama, duke i dhënë informacione mbi lëvizjet e amerikanëve për të gjurmuar korrupsionin në Shqipëri.

Në Uashington, McGonigal akuzohet se ka punuar me Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) në Shqipëri, duke marrë 225 mijë dollarë rryshfet. Prokurorët pretendojnë se gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë, me një politikan kosovar dhe persona të tjerë duke dezertuar misionin e tij.

Në një takim McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse ”. Për shërbimet e spiunazhit që kreu në favor të lejimit të korrupsionit të lartë shtetëror, ish-zyrtari i FBI u pagua nga një ish-zyrtar i SHISH, pasi mendohet se ka pasur interes financiar të lartë në vendimin e qeverisë për kontratat që lidhte.

Ky hetim mjafton që bashkë me ish-zyrtarin e FBI, në pranga të shkojë edhe kryeministri Edi Rama, ku sipas raportimit të CNN, dyshohet se ka nxitur dezertimin e McGonigal, në llogari të vendimeve të qeverisë së tij. Ky mendohet se nuk është rasti i vetëm kur zyrtarët shqiptarë arrijë të korruptojnë me pagesa të majme zyrtarët e huaj, të cilët kanë për qëllim gjurmimin e korrupsionit në vendin tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit