Një aksident ka ndodhur në Lezhë. Mësohet se një furgon pasagjerësh ka përfunduar në përroin e Manatisë pranë urës së Cenit në këtë qytet. Për fat të mirë nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Shkak i ngjarjes mësohet se është bërë një pakujdesi nga ana e shoferit i cili ka harruar të ngrejë frenat e dorës dhe më pas mjeti ka rrëshqitur duke rënë në kanalin me ujë dhe pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania e tregojnë mjaft qartë.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Ura e Cenit”, tek stacioni i furgonave, shtetasi D. N., pasi ka parkuar automjetin furgon, është larguar pa e siguruar atë.
Për shkak të terrenit të pjerrët dhe tokës së rrëshqitshme nga shirat, automjeti ka rënë në kanalin pranë stacionit.
Në momentin e rënies, në automjet nuk ka patur asnjë shtetas. Furgoni është nxjerrë nga kanali dhe si pasojë e rrëshqitjes, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale.