Para 3 ditësh në zonën e ish-Bllokut, mësohet se dy persona kanë plagosur me thikë Eder Dorzit. Ky i fundit 40-vjeç u plagos 27 herë me thikë nga Maren Hoxha dhe Heridon Hasa. Bëhet e ditur se autorët i kanë shkuar në tavolinë të plagosurit i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër.
Hoxha dhe Hasa i kanë kërkuar shoqëruesit të 40-vjeçarit që të blinte një paketë cigare jashtë lokalit dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Eder Drozin, duke e lënë të plagosur. Më pas, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 40-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë. Ndërkohë Eder Dorzi u arrestua në vitin 2015 në kuadër të operacionit ndërkombëtar “TEMPESTA 2015” dhe ishte pjesë e grupit kriminal pasi shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Europa lindore në zonën e Milanos, Itali.