Kur nuk kanë kaluar shumë nga masakra e ndodhur në Los Angeles me 10 viktima, teksa ditën e sotme edhe Kalifornia është tronditur nga një tjetër ngjarje tejet e rëndë.
Raportohet për një sulm me armë në qytetin bregdetar të Half Moon Bay, ku shtatë persona kanë mbetur të vrarë në vend. Bëhet me dije se viktimat ishin të gjithë punëtorë fermash kinezo-amerikanë.
I dyshuari kryesor i këtij sulmi të armatosur mësohet të jetë një 67-vjeçar i quajtur Zhao Chunli, i cili ka rënë në prangat e policisë pak pas ngjarjes së rëndë. Në vijim pritet të mësohen më shumë mbi detajet e vrasjes.