Influencuesi kontrovers Andrew Tate u arrestua në dhjetor të vitit 2022 në Rumani për akuza të trafikimit njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar, teksa sot vuan dënimin në burg. Mirëpo ish-boksieri ka ankesa lidhur me kushtet që ofron qelia. Influencuesi ka bërë të ditur se ndihet i shqetësuar dhe acaruar nga kushtet, ndërsa shprehet se miqtë e tij të vetëm janë buburrecat, morrat dhe qimkat.
36-vjeçari u ka dërguar ndjekësve të faqes së tij një rrëfim me titull: “E maili im i parë nga burgu”. “Po përpiqen të më thyejnë. Hy brenda një qelie pa dritë. Buburrecat, morrat dhe çimkat janë miqtë e mi të vetëm gjatë natës. Kur rojet më sjellin në dhe nga salla e gjyqit, unë qëndroj absolutisht i respektueshëm. Ata përpiqen të derdhin urrejtje në zemrën time."
Emri i burgut ku mbahet Tate nuk është bërë i ditur, por raportet e mëparshme kanë nxjerrë në pah kushtet e vështira të jetesës për të burgosurit në vend.