Plagosja me thikë në ish-Bllok, policia reagon pas tre ditësh: Motivet e ngjarjes nuk dihen, kërkohen dy persona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.01.2023, 12:21

Ka reaguar pas 3 ditëve Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen të regjistruar në ish-bllok, ku një 40 vjeçar është plagosur 27 herë me thikë në një lokal në këtë zonë. Policia pasi rasti u publikua në media, deklaron se ngjarja nuk është bërë publike për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve. Ndër të tjera, blutë e Tiranës njoftojnë se janë shpallur në kërkim shtetasit M.H dhe E.H që qëlluan 27 herë me thike shtetasin E.Dorzi teksa motivet nuk dihen.

Njoftimi:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit