Mbi 90 MILIARD Lekë nga taksat tona i ka dhënë Rilindja oligarkut Pëllumb Salillari! ALO SPAK?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2023, 12:16

Një shumë që mund të cilësohet e frikshme me plot gojën i është dhënë Pëllumb Salillarit vitet e fundit kryesisht nga Bashkia Tiranë, ARRSH e FSHZH.

Për 3 vite (2019-2022) ky oligark qeveritar ka përfituar mbi 90 MILIARD LEKË nga Thesari i Shtetit.

Ndërkohë që dje u bë publik një rast se si disa persona që hiqeshin si Edi, të cilin oligarku e quante “shef” donin t’i zhvasnin 150.000€ Salillarit, ky i fundit e denoncoi rastin në polici.

Ashtu siç shkruam edhe dje në artikullin tonë të parë, ironik është fakti i vlerës së Miliardave që ka vjedhur Salilari në bashkëpunim me shefin e tij “Edin” nga taksat e qytetarëve shqiptarë dhe vazhdon të qëndrojë i pacënuar nga ligji, ndërkohë që nëse do e analizonim komikisht, mashtruesit thjesht tentuan të rimerrnin taksat e tyre që oligarku në bashkëpunim me qeverinë u ka vjedhur ndër vite.

Donin t’i merrnin 150.000€ Salillarit nëpërmjet mashtrimit, por oligarku ka marrë 90 Miliard Lekë duke mashtruar me procedurat e tenderimeve publike i favorizuar nga qeveria.

Salillari njihet si një nga klientët e preferuar të qeverisë, i cili gjykuar nga gjuha e komunikimit të përdorur me shefin, është thjesht vegël e këtij të fundit dhe është i përdorshëm për të pastruar paratë që qeveritarët në bashkëpunim me këta oligarkë kukulla pastrojnë nga paratë e tenderave të vjedhura qytetarëve shqiptarë.

Klient i marrëveshjeve klienteliste është oligarku për të cilin janë qindra rregulla e janë ndryshuar shumë kritere në favorizimin që i është bërë për ta shpallur fitues në procedurat e prokurimeve publike.

JOQ Albania po ju sjell të zbardhur shumat galopante të përfituara ndër vite nga Buxheti i Shtetit, ndërsa shkeljet të cilat duhen hetuar nga SPAK i kanë rënë mbi shpinë gazetarëve investigativë, të cilët do t’i zbardhin shumë shpejt.

*Të gjitha vlerat e mëposhtme janë për Salillari shpk si operator i vetëm i shpallur fitues, pa përfshirë bashkime me operatorë të tjerë ekonomikë të shpallur fitues në procedurat e tenderimeve publike*

Tendera të marrë nga pushteti lokal, kryesisht nga bashkia Tiranë, në vlerën e 42 Miliard Lekëve

Tendera të marrë nga Dritan Agolli i FSHZH në vlerën e 23 Miliard Lekëve

3 tendera nga kompanitë shtetërore në vlerën e 8 Miliard Lekëve pa TVSH të marra nga Ergys Verdho i KESH dhe UKT

41 Miliard Lekë për 5 tendera nga ARRSH

Vetëm për vitet 2019-2022, Salillari ka derdhje për 307 transaksione nga Thesari i Shtetit në vlerën e mbi 90 Miliardë Lekëve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit