Punonjësi i OSHEE: Nuk na kanë dhënë akoma shpërblimin 200 Mijë Lekë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2023, 10:20

Në fund të vitit 2022 qeveria njoftoi dhënien e një shpërblimi prej 20 mijë lekësh për punonjësit e terrenit të sektorit energjetik, OSHEE, OST dhe KESH.

Lajmi u bë i ditur nga Belinda Balluku, por pavarësisht se jemi në fund të Janarit këta punonjës nuk e kanë marrë ende shpërblimin e festave.

Pavarësisht se dërgohen në majë të shtyllave në kushte ekstreme klimaterike duke rrezikuar jetën me elektricitetin, sikundër eprorët e tyre që ngrohen në zyrat e shtetit, këta hallexhinj janë lënë pa një çerek rroge që mund t’i ndihmonte të shtynin disa ditë më shumë.

Një prej tyre ka denoncuar për JOQ se ata nuk janë njoftuar ende për datën se kur do ta fusin në xhep vlerën që qeveria ka premtuar.

Mbase drejtori Adrian Çela ose është i zënë duke lidhur paratë me llastikë, ose po pret datën 14 Shkurt për t’i shpërndarë shpërblimet në mënyrë simbolike si shkak i dashurisë që ndjen për këta heronj të OSHEE.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit