Shkencëtarët kinezë: Bërthama e Tokës do të fillojë të rrotullohet në drejtim të kundërt

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.01.2023, 09:39

Shkencëtarët kinezë kanë deklaruar se bërthama e Tokës do të fillojë të rrotullohet në drejtim të kundërt. Sipas tyre rrotullimi i bërthamës së brendshme të ngurtë të Tokës është ndalur kohët e fundit dhe bërthama duket se po përgatitet të ndryshojë lëvizjen e saj në drejtim të kundërt. Shkencëtarët kinezë të udhëhequr nga sizmologu i Universitetit të Pekinit, Xiaodong Song, i cili botoi punimin në revistën Nature Geoscience, bazuan vlerësimet e tyre në analizën e valëve sizmike nga tërmetet pothuajse identike., e cila depërtoi në thelbin e Tokës duke ndjekur rrugë të ngjashme nga vitet 1960 deri në ditët e sotme.

Studiuesit shprehen ndër të tjera se pas viteve 1970, bërthama e brendshme rrotullohej gjithnjë e më shpejt në drejtimin lindor, derisa midis viteve 2009-2011 rrotullimi i saj duket se është ndalur. Bërthama pritet të rrotullohet drejt perëndimit gjithnjë e më shpejt deri në vitet 2040, kur do të ndalojë dhe të kthejë përsëri lëvizjen e saj drejt lindjes. Rrotullimi i bërthamës së brendshme ndikohet nga fusha magnetike e krijuar nga bërthama e shkrirë e jashtme dhe balancohet nga efektet gravitacionale të mantelit, shtresës së ndërmjetme të Tokës midis bërthamës dhe kores. Rrotullimi i kundërt me siguri do të përfundojë brenda dekadës së ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit