Derri vret kasapin që po e therte, nuk dihet nëse shpëtoi vetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.01.2023, 00:26

Një derr ka vrarë një kasap rrugës për t’u therur në Hong Kong.

Policia tha se kasapi 61-vjeçar e kishte qëlluar me një send të fortë kafshën për t’i humbur ndjenjat. Por kur derrit iu rikthye “vetëdija” ai rrëzoi kasapin dhe ai u plagos rëndë.

Një koleg në thertoren Sheung Shui në Hong Kongun verior e gjeti kasapin me një thikë mishi ende në dorë dhe këmbën e majtë të plagosur. Policia ka dyshime se kasapi u rrëzua nga derri dhe më pas ai u plagos me thikën që kishte në dorë.

Kasapi u dërgua në spital, por më vonë u konfirmua i vdekur.

Departamenti i Punës i Hong Kongut ka nisur një hetim për të identifikuar shkakun e aksidentit, për të konstatuar përgjegjësin dhe për të rekomanduar masa përmirësimi.

Nuk dihet nëse derri arriti të shpëtojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit