Lihet në harresë Kisha e Shën Mëhillit në Voskopojë, bora dhe shiu po shkatërrojnë gjithçka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2023, 23:10

Kisha e Shën Mehillit në Voskopojë është një monument i trashëgimisë kulturore. Kjo kishë u ndërtua në vitin 1722 si kishë e tipit bazilikal trenefesh e mbështetur në pesë kolona.

Edhe pse është shpallur Monument Kulture dhe është nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës, kjo kishë duket se është lënë plotësisht në harresë.

Janari ka nisur me reshje bore dhe shiu në qarkun e Korçës. Edhe në Voskopojë, ku ndodhet Kisha e Shën Mëhillit nuk kanë munguar reshjet.

Qytetarët kanë denoncuar në redaksinë tonë shkatërrimin që po i bëhet kësaj kishe për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës së kujdesit nga instancat përgjegjëse. Sipas tyre e gjithë bora bashkë me shiun e rënë përfundojnë brenda në kishë pasi gjendja e saj është e mjerueshme.

Edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si çatia e mbuluar me dëborë është shembur, ndërkohë që shiu ka depërtuar brenda duke dëmtuar ikonat dhe jo vetëm.

Qytetarët thonë se kjo gjendje vazhdon prej më shumë se një viti dhe ende askush nuk është kujtuar për të bërë ndonjë restaurim për të ruajtur ato copëza kulture që kanë mbetur.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje . Këto foto & video janë xhiruar Sot . Pas borës është duke rënë dhe shi ndërkohë që videot xhirohen. Dhe çfarë bie (borë & shi) e gjitha depërton dhe brënda siç mund të shihet. Kjo është Kisha e Shën Mëhillit në Voskopojë. Dhe ka më shumë se 1 Vit në këtë gjëndje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit