Ali Ahmeti: A e dini pse jam krenar, sepse unë kam mposhtur Jugosllavinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2023, 15:01

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në ditën e shtatë të takimeve “Bashkë për Europë” tha se është krenar se ka mposhtur Jugollavinë, ndërsa po përpiqet eshtrat e shokëve të tij mos t’i dëshpërojë.

“E dini pse jam krenar? Se unë kam mposht Jugosllavinë, kam fitu e këto 20 vite nuk e kam pasur vështirë. Unë nuk e fitova vetë por me shumë shokë të cilët unë në çdo moment i kujtoj sepse ata kanë qenë të ri dhe gjithmonë do të mbesin të rinj, ata kanë qenë studentë, ata kanë qenë misionarë dhe unë po përpiqem eshtrat e tyre mos ti dëshpërojë, ju ata nuk i keni njohur unë i kam pasur, unë kam jetuar me ata dhe a e dini sa shumë e kanë dashur lirinë e jetën por mbi gjitha mbi jetën e tyre vendosën lirin që ne e gëzojmë sot”, tha Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit