Tenderat e Shëndetësisë që nënkuptojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë menaxhimin e taksave tona nga titullarët publikë, për vitin 2023 kanë nisur të shpërndahen në xhepat e të njëjtëve oligarkë të vjetër të kësaj fushe.
Mbi 109 Milionë Lekë pa TVSH i ka dhënë Drejtoresha e Spitalit të Beratit Anila Kala oligarkëve të kompanisë “EUROMED shpk”, Hervin Fora dhe Engjëll Hoxha. Procedura është klasifikuar me Flamur të Kuq pasi janë skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë në garë pa një motiv konkret.
Në sqarim shkruhet se dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve specifike të tenderit të cilat nuk bëhen me dije! Pavarësisht se kompania e Forës dhe Hoxhës ka ofruar vlerën më të lartë në garë është shpallur fituese nga titullarja e Beratit.
Kjo nuk është hera e parë që këta oligarkë shëndetësie favorizohen në këtë fushë. Taksat e qytetarëve shqiptarë u futen në mënyrë klienteliste dhe të korruptuar në xhep biznesmenëve të Shëndetësisë, ndërkohë që shkeljet e tyre të panumërta kalojnë pa u hetuar.
Kompania e oligarkëva ka përfituar nga Shëndetësia mbi 8.6 Miliard Lekë deri më sot. JOQ Albania bën me dije se do të vijojë denoncimin e secilës procedurë prokurimi publike që shënjon ndarjen e parave publike midis shtetit dhe oligarkut në çdo fushë të Republikës!