“Bukur të shoh disa shokë të vjetër”, Ronaldo kthehet me dopietë dhe poston foto me Messin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.01.2023, 10:06

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u përballën mbrëmjen e djeshme në një ndeshje miqësore në Rijad të Arabisë Saudite, që rezultoi të dhuronte shumë spektakël në stadiumin e mbushur plot e përplot. Ronaldo ishte kapiten i skuadrës së Rijad, që përbëhej nga lojtarë të Al Nassr dhe Al Hilal.

Nga ana tjetër PSG kishte shkuar me lojtarët më të mirë në Arabi. Lionel Messi arriti të shënonte një nga golat e kësaj sfide, e përfunduar me shifrat 4-5 për francezët, teksa shënuan edhe Ramos, Marquinhos, Mbappe dhe Ekitike. Nga ana tjetër, Ronaldo shënoi dy gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Fillimisht portugezi shënoi me një penallti e më pas finalizoi në minutën e 6-të shtesë të së parës. PSG luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 39-të, pas daljes së Bernat nga loja. Pas ndeshjes, ylli portugez nuk rezistoi dot pa publikuar foto nga ndeshja e parë në Arabi.

Portugezi hodhi foto nga ndeshja, teksa nuk mund të mungonte një shkrepje me Lionel Messin, rivalin më të madh në gati dy dekada. “Shumë i lumtur të kthehem sërish në fushë dhe të shënoj. Dhe ishte bukur të shihja disa shokë të vjetër”, shkruan portugezi përbri një galerie fotosh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit