Mexhiti – Grubit: Dorëhiqu, mos e përçaj BDI-në

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.01.2023, 08:59

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, nga Teatri Kombëtar në Shkup, tha se figura e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti është e sulmuar nga Artan Grubi. Sipas tij, shumë funksionarë janë me Artan Grubin jo për shkak bindjes por për shkak të detyrimit.

“Jo për shkak të idesë por për shkak mekanizmave të pushtetit. Jo për shkak të demokracisë, por për shkak të shantazhit. Dhe kjo duhet të marrë fund sa më shpejtë”, tha Izet Mexhiti, shkruan shenja.

Mexhiti ju drejtuar Artan Grubit duke i thënë se është i lexuar.

“Nëse aq shumë ja do të mirën BDI-së, urdhëro dhe ofro dorëheqje. Dikush që ua do të mirën qytetarëve mund ta bëj këtë edhe duke mos qenë ministër. Ja ku po ta hedhi dorëzën Artan Grubi. Ofro dporëheqjen sot dhe mos e kthe këtë betejë në betejë për përçarjen e BDI-së. Po të sfidojë publikisht: Boll u fshehe pas figurës së Ali Ahmetit. Urdhëro dhe bëj betejat e tuaja personalisht dhe dëshmoje autoritetin tënd në strukturë nëse e ke. Boll e keqpërdore partinë për të shëruar komplekset e tua. Urdhëro dil përballë sfidës dhe trego cili je në të vërtet”, deklaroi Izet Mexhit.

Mexhiti tha se BDI nuk është në krizë, por është e kapur nga Artan Grubi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit