Aleanca në qeveri për të shuar “grupin e zjarrit”? – Ahmeti: Kjo iniciativë bisedohet prej 3-4 vitesh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.01.2023, 16:27

Derisa të pakënaqurit në BDI hedhin tezat se Ahmeti po fut Aleancën për Shqiptarët në qeveri për të shuar përpjekjet e “grupit të zjarrit” për demokratizimin e partisë.

Ali Ahmeti mohon gjithçka si të pavërtetë. Sipas Ahmetit, ideja e një qeverie të përbashkët me opozitën shqiptare është më e vjetër dhe diskutohet prej 3 apo 4 vitesh, përcjell klanmacedonia.

“Nuk ka të bëjë fare kjo me grupin e zjarrit. Kjo iniciativë ka 3-4 vjet që po diskutohet, mendohet. Unë kam bërë takime me z. Ziadin Sela, me z.Thaçi, me z. Bilal Kasamin. Të gjithë i dinë qëndrimet e mia rreth këytre zhvillimeve dhe kjo s’ka të bëjë me grupin e zjarrit”, deklaroi Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit