Ndoshta pa qëllim ja ka marrë skenën Messi, por Lionel Scaloni ishte arkitekti i asaj skuadre me atë grinte të jashtëzakonshme pa shumë emra të mëdhenj, por me shpirtin e duhur për t’i shkuar në fund një kompeticioni si Kupa e Botës.
Së fundmi, trajneri i kampionëve të Botës, në një intervistë për “Cadena Ser”, ka treguar se do të ishte i hapur për të marrë rolin e trajnerit të Spanjës në të ardhmen.
“Të stërvit Spanjën? Pse jo? Më ka dhënë kaq shumë dhe është shtëpia ime e dytë. Çdo argjentinas do të thoshte të njëjtën gjë, sepse ata na trajtojnë jashtëzakonisht mirë. Ndihem pjesë e këtij vendi, por Spanja është mirë të ketë trajnerë spanjollë.
Kupa e Botës ishte një film dhe udhëtim i jashtëzakonshëm. Çelësi i të gjithë kampionatit ishte ta shijonim duke ditur se sa e vështirë ishte dhe se kushdo mund ta kishte fituar atë.
Deri në minutën e 80-të e dija se do të ishte një ndeshje spektakolare, por që atëherë ishte ndryshe. I kam në mendje imazhet dhe ndeshjen. Është turp që nuk e përfunduam në 90 minuta”, tha Scaloni.