Konstatohen lëshime në arratisjen e të burgosurit nga Idrizova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2023, 18:59

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve ka publikuar raportin e hetimeve për arratisjen e të burgosurit në Idrizovë, me iniciale B.M. Në raport thuhet se janë konstatuar disa lëshime.

Lëshimi i parë që është vërtetuar, sipas DZS-së ndërlidhet me shoqërimin e të burgosurit deri në institucionin shëndetësor. Sipas raportit, thuhet se B.M. për në spital duhej të shoqërohej pasi të lëshohej udhëzimi nga mjeku i punësuar në Idrizovë, në rast të mungesës së tij, këtë udhëzim duhej ta lëshonte Ndihma e Shpejtë Mjekësore, që në këtë rast nuk është ftuar.

“Vendimin që i burgosuri të dërgohet në Qendrën Klinike është sjell nga komandanti i repartit. Që të nënshkruajë këtë udhëzim, komandanti duhet paraprakisht ta njoftojë drejtorin e burgut, që në këtë rast nuk ka ndodhur, kurse drejtori pasi të njoftohet me problemin shëndetësor, me gojë do të japë autorizim që udhëzimi të nënshkruhet”, qëndron mes tjerash në njoftimin e DZS-së.

Lëshimi tjetër ka të bëjë me vendosjen e të burgosurit në veturën transportuese. Ai në vend se të qëndrojë në pjesën speciale, është vendosur në pjesën e dytë të veturës, gjë e cila ka ndodhur me propozim të komandantit.

“Gjatë kësaj, polici i burgut që ka qëndruar afër të burgosurit aspak nuk ka pasur armë për të cilën është i detyruar që ta mbajë, kurse polici i dytë i burgut prej të cilit është marrë pistoleta, me të cilën është gjuajtur në veturë, nuk ka qenë i vëmendshëm dhe nuk e ka parandaluar veprimin me të cilën është marrë arma”, qëndron më tej në njoftim.

Kujtojmë se komandanti dhe policët e burgut të Idrizovës, të cilët kanë realizuar transportin e të burgosurit nga burgu në Qendrën Klinike, janë suspenduar tashmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit