Ndërroi jetë, Faruk Zeqiri, drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2023, 13:33

Paraditën e sotme, në moshën 41 vjeçare ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqiri. Njoftimin mortor e ka shpërndarë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri. Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve! Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë!”, ka shkruar Ganiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit