Kovaçevski paralajmëron drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2023, 14:56

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmërona drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, sepse siç u shpreh ai nuk është i kënaqur me punën e drejtorit në fjalë.

“Ndërrimi nuk do të jetë në seancën e nesërme të Qeverisë, por do të jetë në njërën nga seancat e ardhshme të Qeverisë, sepse thash që procesi i seleksionimit ka filluar.

Ndërkohë lidhur me drejtorin e burgut të Idrizovës, atje kemi drejtor të ri, prej para disa muajve, ndërrimi i drejtorit të mëhershëm u bë pas konsultave që kisha me disa institucione ndërkombëtare ne pjesën e menaxhimit të sistemit të burgjeve dhe të institucioneve që financojnë përparimin e sistemit të burgjeve në shtet, dhe në bazë të atyre konsultave atëherë bëmë ndërrimin e drejtorit të burgut të Idrizovës.

Tani në bazë të disa lëshimeve që janë konstatuar do të kemi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit