Barcelona ka fituar mbrëmjen e sotme Superkupën e Spanjës në finalen përballë Real Madridit.
Katalanasit nën drejtimin e Xavit arritën të shënojnë tre gola në stadiumin “King Fahd Stadium“ ndërsa madrilenët u mjaftuan me një gol të Benzema në minutat e fundit të kohës së shtesës.
Për Barcelonën që u shpall fituese shënoi i pari Gavi i cili gjithashtu dha edhe dy asist për shokët e skuadrës. Në minutën e 45-të shënoi Lewandowski ndërsa për ta mbyllur në minutën e 69-të shënoi 20-vjeçari Pedri.
Goli i nderit për madrilenët erdhi në minutën e 93’ nga Karim Benzema. Me kaq El Clasico u mbyll me rezultatin 3-1 për Barcelonën.