Qeveria do të kërkojë ndihmë nga Brukseli për një stacion për problemin me qentë endacakë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2023, 16:55

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të kërkojë ndihmë nga Brukseli për të zgjidhur problemin e qenve endacakë. Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Është një problem i madh në zonat urbane. Jemi dëshmitarë të një numri të madh të qytetarëve të sulmuar dhe kjo është përgjegjësi e komunave.

Nuk bëhet fjalë për forcën, por nëse kryetarët e komunave kanë fokus, përkushtim dhe vullnet për t’u përballur me problemet që u janë besuar nga qytetarët. Kam biseduar me ministrin e Bujqësisë, gjatë vizitës së radhës në Bruksel me departamentet përkatëse për të diskutuar një bashkëpunim të caktuar përmes programeve IPARD dhe nëse është e mundur të bëhet një model i një stacioni të caktuar që do të jetë pjesë e ndonjë projekti shtetëror, megjithëse nuk është kompetencë e shtetit që të mund të ndihmojë qytetarët dhe komunat në përballjen e këtij problemi.

Unë shoh që kryetarët e komunave nuk merren fare me të, pasi nuk merren me shumë gjëra që janë në kompetencën e tyre. Ata do të duhet të fillojnë punën”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me trajtimin e problemit të qenve endacak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit