Vrasja e dyfishtë në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2023, 14:05

Vrasësi i nënës dhe gjyshes në Shkup dyshohet të jetë i sëmurë psikik. Ai pas vrasjes së dyfishtë ditë më parë në banesën e tij në rrugën “Ruzvelltova” në Shkup, ka shkuar në spital ku ka kërkuar ta arrestojnë. Në rrethana jo zyrtare mësohet t’i ketë thënë mjekëve se vrasjen e ka kryer për motive familjare, ndërsa meriton të shkojë në burg. Mjekët kanë lajmëruar policinë dhe i njëjti është arrestuar.

Dy trupat e viktimave, njëra 60 dhe tjetra 80 vjeçare i janë nënshtruar autopsisë.

Nga Prokuroria Publike nuk ndajnë më shumë hollësi, ku ka përfunduar i dyshuari dhe çfarë ka përdorur për kryerjen e veprës. Burime nga grupi hetimor thonë se vrasja ka ndodhur në rrethana të rënda. Viktimat dyshohet të jenë goditur, therur dhe masakruar gjë që ka shkaktuar vdekjen e tyre të menjëhershme.

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale kjo është pasojë e mos denoncimit të dhunës në familje,raporton alsat.“Nuk kishim asnjë denoncim se ka ndodhur dhunë, gjë që tregon se dhuna akoma mbetet e izoluar në familje, nuk denoncohet dhe fshihet, ndërsa pasojat janë këto që janë. Për këtë arsye bëj apel që të mos e fshehin, të mos e heshtin dhe ta paraqesin dhunën në Qendrat Sociale, në Stacionet policore që të mundemi si institucionet të ndërhymë, të parandalojmë dhe t’i mbrojmë viktimat e dhunës familjare”, tha Jovana Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas të dhënave zyrtare nga 1000-1200 qytetarë në vit janë viktima të dhunës familjare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit