Protestojnë të punësuarit në “Ujësjellësi-Kanalizimi” në Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2023, 14:56

Të punësuarit e ndërmarrjes “Ujësjellësit dhe kanalizimit” në Tetovë u ngritën në protestë, pasi siç thonë se ata që janë të punësuar me vendim kanë dy muaj e gjysmë pa marrë rroga, ndërsa ata me kontrata kanë 3 muaj e gjysmë pa paga! Ata ankohen se në ndërmarrje paguhen mbi 80 të punësuar, ndërsa vetëm 6 a 7 punojnë realisht në terren.

“Ne që jemi me vendime dy muaj e gjysmë si kemi marr rrogat, sigurimet paguhen pesë ditë pa përfunduar muaj, kështu që ne në spitale nuk mund të shkojmë, na thonë këtë muaj do ju pastrojmë muaj tjetër, ne jemi të ngarkuar edhe me kredi jemi në përmbarues, kështu që na ka ardhur thika në palcë të kocit. Derisa nuk marrim rroga nuk mendojmë të punojmë këtu. Jemi të punësuar në ndërmarrjen tonë ujësjellësi dhe kanalizimi 80 apo 85 vetë, ndërsa nga ana punës jemi 6 vetë deri në 7 vetë që dalim në terren. Administratë, shefa, zëvendësshefash, kontrollorë, njëra-tjera”.

“Tre muaj e gjysmë si këta që janë me kontratë tre muaj e gjysmë, a ata me vendime dy muaj e gjysmë nuk kanë marrë. Unë marr 20 mijë, me dokument, ata në administratë marrin 30 a sa marrin, nuk mund të them asgjë , por këtu mbi 20 mijë nuk besoj se merr ndonjëri”.

Shprehen se kur prishet rrjeti, duhet të shkojnë edhe në malësi me minus 20 gradë celsius për ta rregulluar, ndërsa rrogat edhe pse i kanë të ulëta, nuk kërkojnë rritje por vetëm t’u jepen me rregull.

“Kur është puna e Leshnicës dhe Kodrës së Diellit edhe në -20 gradë ne e mirëmbajmë, unë dhe ky zotëria këtu, ne e mirëmbajmë gjithë qytetin, i gjithë qytetin me dy apo tre mjeshtër nuk mund të qëndrojmë më, ne kemi respekt edhe ndaj drejtorit dhe shefit, por ne kërkojmë rrogat dhe nga do vijë rroga le të kujtohet komuna ndërmarrja apo kush…”.

“Nuk ka këtu politikë, këtu nuk ka inat këtu ka sinqeritet, një vend i zhvilluar evropian këta mjeshtër i ka lakmi, po ne jemi këtu për vendlindjen tonë, por kemi shpresë dhe nuk ndalet ajo shpresa. Nuk kërkojmë rrogat të hipin, këto kërkojnë atë gjërat elementare”,raportontv21. Kërkuam qëndrim nga ndërmarrja Ujësjellësi dhe Kanalizim, por thanë se nuk duan të flasin para kamerës. Përmes telefonit na thanë se presin që NPK Tetova të ndahet në dy pjesë dhe më pas të zgjidhet problemi i tyre, pasi sipas tyre, mjetet që paguhen për ujë edhe kanalizim janë të mjaftueshme për këta të punësuar.

Përndryshe, muaj më parë komuna e Tetovës ndau 25 milionë denarë për të shlyer rrogat e të punësuarve në NPK Tetova, por pagesa ecën shumë ngadalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit