Tiranë/ Rrethimet e Bulevardit të Ri rrezikojnë jetën e banorëve dhe fëmijëve të tyre

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.01.2023, 21:43

Disa banorë pranë Bulevardit të Ri të Tiranës kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania të shqetësuar në lidhje me sigurinë e jetës së tyre dhe të fëmijëve.

Ata kanë dërguar edhe disa foto ku shikohet se rrethimet e Bulevardit të Ri janë rrëzuar ose janë gati duke u rrëzuar.

Problemi më i madh është tek rrethimet të cilat janë gati duke rënë, pasi mund të zënë nën vete fëmijët e vegjël që kalojnë në trotuar.

Ata shprehen se deri tani nuk ka asnjë reagim nga Bashkia Tiranë për marrjen e masave për të eliminuar sa më parë rrezikun që vjen prej tyre.

Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë tonë:

Përshëndetje Joq, siguria e jetës tonë dhe të fëmijëve është 0 ne Stacioni i Trenit- Bulevardi i ri. Kanë gjithë ato ditë që janë rrëzuar dhe askush nuk po shqetësohet ti heqë nga rruga. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit