“Mu duk cinik”/ Prindërit e Kiarës të revoltuar me Luizin

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.01.2023, 19:58

Prindërit e Kiarës kanë komentuar situatën e ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, me protagonist Luizin. Babai e quajti Luizin cinik, ndërsa për Kiarën tha se duke të kishte qenë e prerë që në fillim.

Babai i Kiares: Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i forte, por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e holle dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim.

Nga ana tjetër e ëma e Kiarës, në Ftesë në 5, në Top Channel, është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.

E ëma e Kiares: Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta, por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton.

Prindërit e Kiares

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit