Shpërfilli Zidanen/ Le Graet tërhiqet si president i Federatës Franceze pas akuzave për ngacmim seksual

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.01.2023, 16:37

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit u mblodh ditën e sotme në mënyrë urgjente dhe vendosi pezullimin e përkohshëm të Noel Le Graet nga detyra e tij si president.

Mediat franceze raportojnë se Le Graet do të bëjë një hap pas deri në vërtetimin apo jo të akuzave për ngacmime seksuale dhe situata të tjera të brendshme në FFF. Në këtë post, Le Graet do të zëvendësohet nga zëvendëspresidenti Filip Diallo, i cili do të jetë i përkohshëm.

“Noel Le Graet, në marrëveshje me Komitetin Ekzekutiv të mbledhjes së FFF-së në Paris, ka zgjedhur të tërhiqet nga funksionet e tij si president i Federatës deri në komunikimin përfundimtar të auditimit të kryer nga Ministria e Sporteve dhe në pritje të analizës së tij nga Comex i FFF”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Ky shkarkim i tij ndodh për shkak të akuzave për ngacmim seksual nga një agjente futbolli. Gjithsesi, emri i Le Graet u bë i njohur para pak ditësh pasi lëshoi një deklaratë shpërfillëse ndaj Zinedine Zidane, i cili u përfol në lidhje me postin e trajnerit të Francës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit