KESH 55 MILIARD Lekë në një llogari/ Nga Benet Beci tek Ergys Verdho, si janë rrjepur shqiptarët ndër vite?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2023, 21:25

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare renditet si një prej institucioneve shtetërore me kapitalin më të madh bankar në llogaritë e publikuara nga HomeLand Justice.

Mbi 55 Miliard Lekë është vlera e vetëm njërës prej llogarive të bëra publike, që renditet në vend të parë në listë duke kryesuar çdo institucion tjetër në vend.

KESH është 100% në zotërin të MIE, institucion përgjegjës për prodhimin, transformimin, shitjen dhe blerjen e çdo lloj energjie.

Titullarët e këtij institucioni nisur që nga Benet Beci e deri tek i tanishmi Ergys Verdho janë lakuar në media jo vetëm për tenderat në shifra galopante të dhëna klientëve qeveritarë, por për skemat që përdorin për shitjen e energjisë.

Shitja e prodhimit vendas të energjisë me çmim të ulët dhe blerja nga ndërkombëtarët me çmim të lartë është njëra prej më të zbatuarave.

KESH shpalli krizën energjitike pak muaj më parë duke bërë që qeveria të njoftonte kufizimin përsa i përket ndërprerjes së energjisë në banesat e qytetarëve shqiptarë apo edhe në rrugë dhe të alarmonte me shtrenjtimin e energjisë me vendosjen e një fashe prej 800 kwh. Justifikimi i kësaj të fundit ishte se vendi ishte në krizë pasi nuk po prodhohej mjaftueshëm rezervë energjie sa për të mbijetuar, e jo më për ta shitur, pa përjashtuar motivin e qeverisë se shteti nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të blerë energji në treg.

Me publikimin e llogarive bankare është zbuluar skema e zhvatjes ndër vite të popullit shqiptar nga titullarët e këtij institucioni të cilët në bashkëpunim me Adrian Çelën e OSHEE kanë synuar rritjen e çmimit të energjisë tek qytetarët e varfër.

Gjykuar vetëm nga njëra prej llogarive bankare të KESH prej 55 Miliardë Lekësh të bëra publike, për sa kohë mendoni se Ergys Verdho dhe shteti shqiptar ka patur kapacitetet ta furnizonte Shqipërinë me energji elektrike edhe nëse vendi do të kishte një situatë hidrike me 0 reshje shiu?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit