Fakti se je një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk do të thotë se nuk ke nevojë për mamin. Ky është mesazhi që me siguri tashmë e ka të qartë ylli i kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham.
Klubi i anglezit, Borussia Dortmund, do të zhvillojë një udhëtim drejt Marbellas në Spanjë përpara se të nisë Bundesliga më 20 janar. Ditën e sotme skuadra u nis për në destinacion, por Bellingham rrezikoi seriozisht të humbte avionin.
Ylli i Borussia kishte harruar pasaportën e tij në shtëpi dhe i është dashur të telefonojë mamanë që t’ia sjellë për të arritur të fluturojë me shokët. Fatmirësisht ajo ka mundur të mbërrijë në kohë, para se avioni të niset dhe i ka dhënë pasaportën të birit.
Jude Bellingham forgot his passport as Borussia Dortmund travelled to Marbella for a training camp. His mum saved the day 😆❤pic.twitter.com/HVGeZW57QR
— Sky Sports (@SkySports) January 7, 2023