VIDEO/ Luani sulmon mësuesin e tij gjatë një shfaqje cirku

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.01.2023, 18:14

Alexei Makarenko është 42-vjeçari, i cili u sulmua nga një luan gjatë një shfaqje cirku në Soçi, në Rusi.

Në video, luani shihet duke marrë Makarenkon në shpinë, ndërsa fëmijët dhe prindërit e tyre janë në vendet e spektatorëve.

Fatmirësisht për zbutësin 42- vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare, Olga Borisova, gjithashtu e trajnuar për të trajtuar luanët, arriti që ta shpëtonte basjkëshortin dhe të largonte luanin.

Sipas Daily Mail, gjithçka u shkaktua nga një përleshje mes dy luanëve meshkuj gjatë një shfaqjeje para 1200 spektatorëve. Makarenko u përpoq të ndante dy kafshët e mëdha me një luan të tretë që e sulmonte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit